Ne jemi më afër se kurrë për ta zgjidh emrin u shpreh sonte deputeti i BDI-së, Artan Grubi në Tv Telma.
Sipas Grubit, shumica parlamentare ka treguar se ka guximin të zgjidhë problemet dhe të zbatojë reformat. “Kjo do të jetë rasti në procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes për emrin,” shtoi Grubi.
Ai mendon se jemi më afër se kurrë për një zgjidhje.
I pyetur për ndryshimin eventual të Kushtetutës, Grubi tha se për të marrë këtë çështje, dhe shumë çështje të tjera duhet të zgjidhen paraprakisht. “Çështja e Kushtetutës është çështja më e vështirë,” tha Grubi.
Ai shtoi se nga aspekti i një shqiptari ata po mbrojnë një zgjidhje dinjitoze, sepse kjo mund të jetë e pranueshme vetëm për maqedonasit etnikë. Sipas tij, nuk ka asgjë të diskutueshme rreth identitetit dhe gjuhës maqedonase që njihet nga OKB.










