Deputeti i LDK-së ia bën 8 me 2 Haki Abazit: Ne i kishim 47 deputetë si parti e parë

Deputeti i LDK’së, Shpend Manaj, i ka reaguar Haki Abazit të VV’së, i cili kujtoi rastin e Ibrahim Rugovës në vitin 2001 kur LDK mori edhe postin e presidentit, duke i ‘rikujtuar’ se kjo parti atë kohë kishte 47 deputetë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Manaj ka ritheksuar se diferenca e numrave të deputetëve mes LDK’së dhe VV’së është vetëm një.

“LDK në kohën e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, si partia e parë ka pasur 47 deputetë, ndërsa partia e dytë (PDK) ka pasur 26 deputetë, 21 deputetë me pak se LDK”, ka thënë Manaj.

“Në këtë kohë, LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, ndërsa Kryeministrin e ka pasur partia e dytë e cila i ka pasur 21 deputetë me pak se partia e parë. Tani VV ka 29 deputetë si partia e parë dhe LDK ka 28 deputetë si partia e dytë, diferenca është vetëm 1 deputet”.

Në fund, Manaj ka kthyer idenë e Agim Veliut në tavolinë që postet të ndahen ndryshe.

Nëse z. Haki Abazi, ju ka ba marak që ky kombinim të jetë model i ndarjes së përgjegjësive shtetërore tani, atëherë LDK e ka dhënë edhe këtë ofertë që LDK si partia e dytë ta marr Kryeministrin, ndërsa VV si partia e parë ta merr Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit ( edhepse nuk i ka 47 deputetë sa i ka pasur LDK kur i ka pasur këto dy pozicione). Nëse doni kështu, nesër e arrijmë këtë marrëveshje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu