Deputeti i LVV-së: Rreziku nga Serbia do të jetë i vazhdueshëm derisa ajo nuk e njeh Kosovën

Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Enver Dugolli, ka thënë se Lista Serbe se e cila ka për detyre të përfaqësojë interesat e qytetarëve serb, ajo nuk e ka bërë këtë po ajo e ka përfaqësi vetëm Beogradin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se qytetarët serbë po vuajnë nga një përfaqësim i tillë, i cili nuk është dinjitoz.

“Lisat Serbe ka përfaqësua Beogradin zyrtar dhe Vuçiqin nuk ka përfaqësua interesat qytetarët serbë.. Dhe ata po vuajnë nga një përfaqësim jo dinjitoz dhe i dirigjuar nga Beogradi”, ka thënë Dugolli në Debat Plus në RTV Dukagjinin.

Ai ka shtuar se Lista Serbe ka qenë një vegël e Beogradit dhe kërcënuar çdo here se do të tërhiqet nga institucionet e shteti të Kosovës.

Ndërkaq, sa i përket se a rrezikohet Kosova nga ngjarjet që kanë ndodhur në veri të Kosovës.

Dugolli ka thënë se shteti i Kosovës është stabil edhe pas dorëheqjeve të orkestruara nga Serbia.

“Shteti i Kosovës është stabil edhe pas këtyre dorëheqjeve të orkestruara nga Serbia. Rrezik mund të jetë përderisa Serbia konteston dhe nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, Kosova është shtet i konsoliduar me struktura dhe është duke e kryer detyrën e vet edhe policia edhe organet e tjera.”, ka shtuar Dugolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu