Deputeti popullor Fatmir Hasani nga subjekti PVD-së, si shqiptarë i vetëm në parlamentin serb, ka votuar pro kryeministres së re Ana Brnabic.
Ai ka deklaruar per TopChannel se krytari i serbisë Aleksanar Vuçiq i ka premtuar ndryshime, si dhe qasja e Beogradit ndaj shqiparëve të Luginës së Preshevës ka lëvizur në drejtim të mirë. Sipas deputetit Hasani (PVD) kësaj here mendon se do fillojnë të realizohen kërkesat e shqiptarëve, meqenëse disa vite ishin në opozitë.
“Sa më shpejt që Serbia të plotësojë të drejtat e pakicave, aq më mirë është, pasi po ndjek rrugën drejt BE-së” ka theksuar deputeti Hasani.
Kjo është hera e dytë që deputeti popullor nga PVD-ja voton pro qeverisë së re në Beograd. Ana Bërnabiç njihet si besnike e Alexander Vuciq dhe ishte në qeverinë e kaluar në postin e minstres për Administratë Publike.