Deputeti ukrainas shprehet në shqip: Kosova është Evropë dhe kërkon që të gjithë vendet evropiane ta njohin pavarësinë

Anëtari i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksii Goncharenko, tha në shqip se Kosova është pjesë e Evropës. “Kosova është Evropë”, tha në shqip ukrainasi.

Goncharenko, në sesionin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të KE-së, luti të gjitha shtetet mosnjohëse që të njohin paravarsinë e Kosovës.

Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës ku 12 vende nuk e kanë njohur. Ju drejtohem, ju lutemi ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë. Të gjithë duhet ta bëjmë këtë, ta njohim Kosovën dhe së bashku të ecim përpara”, tha ai.

Ai foli edhe për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian teksa për këtë tha se duhet angazhimi i gjithë botës e në veçanti Evropës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu