Deputetja e ASH-së: Sot u pa fytyra e vërtetë e BDI-së

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti në një konferencë për shtyp pas incidentit që ndodhi në Kuvend mes kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi dhe deputetëve të opozitës, tha se sot u pa fytyra e vërtet e BDI-së. Ajo tha se këto janë akte barbare dhe vandaliste nga ana e BDI-së.

“Sot u manifestua më në fund u pa që problemi i këtij pushteti është pikërisht gjyqësori. U pa qartë sot se çfarë bën BDI-ja kur i rrezikohet pushteti. Kriminaliteti u bë më se e qartë kundrejt deputetit Ilmi Aziri, ku Arbër Ademi i sulmoi verbalisht deputetin Snopçe, por ne e ruajtëm qetësinë, ndërsa na u u kthye me fyerje dhe sharje, dhe të gjithë e pamë se çfarë ndodhi. Ftojmë të gjithë qytetarët të mos bien preh e këtyre akteve vandaliste. Ne nuk ulemi në një tavolinë me vandalistë të turpshëm.”, tha deputetja Dauti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu