Deputetja greke: Turqia është superfuqi rajonale, ne bëjmë gabim që i besojmë Francës

Deputetja e Partisë Komuniste (KKE) në Greqi, Liana Kanelli komentoi zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor në emisionin “Ateriastus” që jepet në televizionin “SKAI”.

“Erdoani është një mendje strategjike, Turqia është një superfuqi rajonale. Ne bëjmë gabim që i besojmë Francës”,- u shpreh Kanelli.

“Askush nuk vjen në Greqi sepse na do shumë neve. Asnjë nuk vdes për interesat greke”,- shtoi ajo.

Deputetja greke kritikoi edhe politikën e qeverisë së Kryeministrit Kyriakos Miçotakis në Mesdheun Lindor.

“Disa hedhin parullën e aleancës midis Greqisë dhe Francës. Dikur ne prisnim pemët para se presidenti francez Giscard d’Estaing të vinte këtu (në Greqi)”,– tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu