Deputetja Ilire Dauti: Ziadin Sela nuk i bëri shqiptarët “kokrra” në numëratoret e huaja

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti ka reaguar pas dorëheqjes së liderit Ziadin Sela.

“Ziadin Sela nuk i bëri shqiptarët “kokrra” në numëratoret e huaja!

Ky nuk është faj, as dështim…”, ka shkruar deputetja Dauti.

Ziadin Sela në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.

Sela theksoi se dorëheqja e tij vjen si pasojë e rezultatit në zgjedhjet për këshilltar komunal në Tetovë, ku ASH nuk arriti të merr asnjë këshilltarë. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu