Deputetja LSI denoncon drejtoreshën: Do të padisim, mos ushtro presion ndaj gjimnazistëve

Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sot drejtoreshën e gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi. Në një audio të bërë publik, LSI pretendon se drejtoresha e gjimnazit shantazhon dhe i bën presion të rinjve që mos të marrin pjesë në protestë.

Pjesë nga debati i drejtoreshës Teuta Dobi me presidetin e shkollës, denoncuar nga LSI
Ju do s’do vini në protestë me në krye presidentin, që për mua është një zero.
Je njeriu më i pabesë që kam njohur.

Do vazhdoj të punoj me ndershmëri dhe unë e kam atë fytyrë dhe atë mendere që kur them një gjë e mbroj.

Asnjë problem s’ka, por ty të të vijë turp që je mashtrues dhe gënjeshtar. Shqyr që ditke me fol ti, se sa herë të kam vënë përfaqësues të “Samiut”, ti s’di të flasësh.

Vjen një nga rruga dhe ju drejton ju, sepse ju tufë jeni, kopë se ti nuk di t’i udhëheqësh. Ça presidenti je ti?! Ti je zero.

Respekt nuk kam për asnjërin prej jush, sepse më dolët të gjithë jo të fjalës.

Denoncimi i publikua nga deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, e cila paralajmëroi se drejtoresha do të paditet.

Kërpaçi: Jemi në këtë deklaratë për shtyp, për të denoncuar publikisht drejtoreshat e Rilindjes, të cilat në vend të mbështesnin gjimnazistët e lirë kërkues të të drejtave të tyre, kërcënojnë, ofendojnë dhe intimidojnë gjimnazistët e vendit tonë!

Teuta Dobi, hiq dorë nga presioni i ushtruar mbi gjimnazistët e “Sami Frashërit”!
Presioni psikologjik, do të shoqërohet me padi kundrejt teje dhe do të vazhdojmë me çdo drejtoreshë tjetër, e cila ndjek modelin e kërcënimit të të rinjve! Kishim paralajmëruar që do të demaskonim publikisht shantazhet e ulëta të drejtoreshave ndaj nxënësve dhe po i sjellim sot për çdo familjar, prind dhe të ri!

Në emër të të rinjve, ju paralajmërojmë se ky nuk është rasti i vetëm, kemi video të tjera, që tregojnë shumë qartë se si drejtoreshat e vendit shantazhojnë nxënësit me qëllim zbatimin e urdhrit të kryeministrit dhe ministreshës!

Shërbëtorët e Rilindjes dhe kryeministrit kini kujdes, çdo gjimnazist është i lirë për të protestuar në mënyrën më shembullore dhe demokratike! Ata ju kanë ftuar t’i bashkoheni kauzës së të rinjve, ju si prindër dhe bashkëvuajtës të sistemit të krimit, ndaj dilni dhe mbështetini të rinjtë kundër hajdutërisë së qeverisë!
Jo intimidim dhe përçarje për të rinjtë!
Të rinjtë e bashkuar kanë për të fituar!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu