“Dera në Qeveri është e hapur”, thotë Kovaçevski për mundësinë e hyrjes së ASh-së në Qeveri

I pyetur për bisedimet për mundësinë e hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se dera e Qeverisë është e hapur.

Kovaçevski tha se deri më tani me këtë parti nuk është biseduar për ndarjen e resorëve.

“Normalisht që dera në Qeveri është e hapur, gjithashtu edhe sot mund të konfirmoj që për resorë konkrete dhe marrjen e përgjegjësive për momentin nuk është biseduar marrë parasysh që bisedimet janë realizuar në nivelin e konceptit politik dhe në nivelin e vlerave politike”, tha mes tjerash Kovaçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu