Deri javën e ardhshme, emri i kandidatit të mundshëm për president (VIDEO)

Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti janë dakord për kandidat të përbashkët presidencial, por për një gjë të tillë do të vendosin organet e partisë. Kështu thanë pas takimi kreu i LSDM-së dhe ai i BDI-së.

Kryeministri Zaev tha se angazhohet që kandidati t’i përfaqësojë të gjitha bashkësitë etnike në vend. Partnerët qeveritar do të kryqëzojnë edhe anketat brenda partiake për kandidatët presidencial.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti vlerësoi se kandidati konsensual është në të mirë të vendit.

Lidhur me gatishmërinë e kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, që të jetë kandidate konsensuale edhe e LSDM-së, për Zoran Zaevin është e papranueshme.

Duke marrë parasysh afatet për dorëzimin e kandidaturave, Zaev tha se më së voni deri në fund të javës, partitë duhet të dalin me qëndrime nëse do të shkojnë me kandidat të përbashkët ose jo. Ndërsa deri në fillim të javës tjetër të dihet edhe emri eventual i kandidatit. Kjo për shkak se më 3 mars LSDM ka edhe kongresin e partisë ku do të merret vendimi përfundimtar. I pyetur se nëse eventualisht nuk gjendet kandidati konsensual, a do të kandidojë vetë, Zaev u përgjigj se si ekonomist është i fokusuar në zhvillimin e vendit. Edhe Ahmeti i rekomandoi që të mos kandidohet.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu