Deri më 27 korrik Maqedonia ngelet në fazën portokalli, të dielën temperatura do të arrij në 42 gradë celsius

Moti jashtëzakonisht i nxehtë që ka përfshirë vendin tashmë disa ditë, pritet të vijoj edhe tutje. Moti nesër do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare.

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me temperaturë deri në 42 gradë, ndërsa të hënën dhe të martën temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë.

Deri të mërkurën, gjegjësisht më datë 27 korrik, zona e vendit tonë do të vijojë të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës.

Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta do të mbetet aktiv në të gjithë territorin.

Poashtu dhe në zonën e Shkupit deri në fund të kësaj periudhe do të jetë shumë nxehtë dhe niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta do të jetë aktiv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu