Deri në 3 orë pritje për të hyrë në Kosovë nga pikat kufitare me Serbinë

Mërgimtarët që janë nisur për t’i kaluar festat e fundvitit në vendlindje nga vende të ndryshme Perëndimore, po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata nëpër kufij.

Përpos që po u duhet të presin me orë të tëra nëpër kufij të shteteve të ndryshme derisa arrijnë në pikëkalimet kufitare në Kosovë, edhe këtu po i pret gjendje njëjtë

Të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë me dije se radhët e automjeteve për të hyrë nga Serbia në Kosovë, në pikëkalimin kufitar të Merdarit, shkojnë deri në 1.5 kilometra.

Po ashtu, edhe në pikëkalimet tjera mes Serbisë dhe Kosovës, në Muçibabë e Jarinje, kolonat e automjeteve shkojnë deri në 1.2 kilometra.

Ndërsa, pritjet si pasojë e këtyre kolonave shkojnë deri në 3 orë në Merdar, kurse në Muçibabë deri në 2 orë. Kurse në Jarinje, ndonëse kolonat e automjeteve shkojnë deri në gati 1 km, pritjet janë vetëm 15 minutëshe.

Policia e Kosovës, në një prononcim për KTV-në, ka thënë se faji për këto pritje të gjata mbetet tek pala serbe, duke thënë se “ata po punojnë me intensitet të vogël”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu