Derivatet e naftës do të shtrenjtohen me procedurë të shkurtuar

Taksa ekologjike me të cilën derivatet e naftës do të rriten për 3.5 denarë pa TVSH, do të miratohet në Parlament me procedurë të shkurtuar, me flamurin Evropian. Qeveria ka paraqitur propozim për të futur taksën ekologjike si një Ligj, që duhet të harmonizohet me ligjin e BE-së duke përdorur flamurin Evropian.

Kjo do të nënkuptojë procedurë më të shpejtë, për miratimin e këtij ligji. Debati për amendamentet mund të zgjasë maksimum tre ditë, dhe për miratimin e këtij ligji do të nevojiten të votojnë 61 deputetë.

Sipas informacioneve të Alsat, debati mbi këtë propozim të Komisionit për Çështjet Evropiane pritet të caktohet deri në fund të kësaj jave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu