Dëshironi t’i largoni mushkonjat?

Mushkonjat nuk janë vetëm të bezdisshme. Çdo vit në botë vdesin mbi një milion vetë nga sëmundje që transmetohen prej tyre. Tani shkencëtarët kanë gjetur një mjet të ri kundër tyre.
Prej mijëvjeçarësh njerëzit zhvillojnë një luftë të mundimshme kundër mushkonjave – me dorë, me rrjeta kundër insekteve apo me vrarëse insektesh, me kremra dhe ilaçe kundër mushkonjave apo madje edhe me pesticide helmuese.

Tani në luftë kundër mushkonjave studiuesit kanë një ide e re: mjekë, biologë dhe kimistë të Universitetit Wageningen në Holandë dhe të Institutit zviceran dhe për Sëmundje Tropikale dhe Shëndetin Publik në Bazel kanë testuar me kolegët e tyre të Qendrës për Fiziologjinë e Insekteve dhe Ekologjinë në Kenia një kurth të pazakonshëm kundër mushkonjave. Ky kurth imiton pothuajse në mënyrë të përkryer erën e trupit të njeriut. Dhe me sa duket pikërisht është kjo erë e cila i tërheq aq shumë mushkonjat.

Studiuesit e kanë publikuar përfundimet e tyre në numrin e fundit i revistës shkencore “The Lancet”.

LEXO EDHE
Njerëzit e zgjuar shkojnë vonë në shtrat, lënë gjithçka rrëmujë dhe përdorin fjalor të keq
Grupi studimor rreth profesorit Willem Takken ka zhvilluar një studim trevjeçar dhe nga i cili rezultoi se prej përdorimit të kurthit me erën e njeriut numri i mushkonjave që shkaktojnë ethe dhe malarie në ishullin kenian Rusinga ka rënë me 70%.

Era e këmbëve kundër mushkonjave

Dr. Renke Lühken, studiues pranë Institutit për Sëmundjet Tropikale “Bernhard Nocht” në Hamburg thotë në bisedë me Deutsche Welle-n se mushkonjat kanë nevojë për gjak që të riprodhohen dhe prandaj pickojnë njerëzit. “Ideja për t’i luftuar ato me erën e trupit të njeriut nuk është e re. Në Afrikë njerëzit përdorin prej kohësh çorape të përdorura që lëshojnë erën e trupit të njeriut për të ndjellë mushkonjat.”

Kurthi i ri i ngjan një kapuçi. Ai përmban një përzierje që imiton erën e trupit të njeriut. Sapo mushkonjat e ndjejnë këtë erë dhe afrohen, ato thithen në “kapuç” prej një ventilatori.

Shkencëtarët që kanë shpikur këtë pajisje, theksojnë se kjo është një “metodë e qëndrueshme dhe e favorshme për mjedisin për t’i luftuar mushkonjat pa përdorur insekticide.” Willem Takken mendon se në ndryshim me kimikatet helmuese, në rastin e kurthit me erë njeriu, nuk ka gjasa që mushkonjat me kalimin e kohës të bëhen “rezistente” ndaj këtij kurthi, sepse atyre u nevojitet aftësia për të gjetur “viktima njerëzore” për të thithur gjakun që u duhet për t’u riprodhuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu