Dështimi i emergjencave civile, fadromat ishin pa naftë (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një denoncim të ardhur në adresë të tij në lidhje me situatën emergjente të shkaktuar nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit.

Sipas denoncuesit, mjetet e ushtrisë që kanë shkuar në zonat e goditura më rëndë nga lëkundjet kanë qenë pa naftë.

Në video duken momente kur nafta dërgohet me bidonë dhe mbushen sarbratorët e fadromës.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Gatishmëria e Ushtrisë pa naftë!

Pesë muaj me parë Edvini i mori fondet Ushtrisë për të shpërblyer narkobanditet që hidhnin gaz mbi protestuesit! sb

Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital!

Persh dr.Berisha!

Gadishmeria e shtetit zeroooo!SKANDAL!

Ja pra kjo eshte gadishmeria e shtetit te rilindjes, sa qe ne momentin kur fadroma mberrin tek banesa e shembur nga termeti, çuditerisht sa mberrin aty i mbaron nafta, dhe sic duket ne vidio po e mbushin me bidona, pasi i kane sjell me nje mjet tjeter, por kjo ka zgjatur mbi 30 minuta qe te sjellin naften me bidona, prandaj edhe numri viktimave ishte per fat te keq shume i madh! vidio flet vet nuk ka nevoj me teper per fjale!

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu