Dështoi takimi Kurti – Mustafa, flet Agim Veliu për marrëveshjen

Dy partitë politike fituese në zgjedhjet e 6 tetorit kanë zgjedhur të mos japin shumë detaje pas çdo takimi të zhvilluar mes tyre.

Ngjashëm edhe në takimin e sotëm, përfaqësuesit e të dy subjekteve politike janë shprehur të rezervuar rreth asaj çfarë kanë diskutuar në takim, i cili zgjatë me tepër së 3 orë.

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu në një prononcim të shkurtër për “Gazeta Blic” ka treguar disa detaje të vogla rreth takimit Mustafa-Kurti.

Veliu ka theksur se bisedat dhe përpjekjet po vazhdojnë, ndërsa sa i përket marrëveshjes nuk ka pranuar të flasë më tepër.

“Nesër vazhdojnë bisedat, vazhdojnë përpjekjet dhe tash të shohim. Sa i përket marrëveshjes nuk mund të them diçka më tepër, nesër vazhdojnë sërish bisedat ndërsa sa i përket orarit të takimit kjo ka mbetur të caktohet mes kryetarëve” ka thënë shkurt Veliu.

Kujtojmë se nga ky takim i cili zgjati për 3 orë me radhë nuk u arrit të finalizohej marrëveshja për bashkëqeverisje mes LDK-së dhe LVV-së.

E vetmja gjë për të cilë u dakorduan dy partitë politike është që dhe nesër të zhvillojnë një takim mes tyre raporton Gazeta Blic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu