Dështon Ahmeti në Gostivar, me forcë nuk bëhet bukuri

Mbrëmë Ali Ahmeti kryetar i Bashkimit për Integrim duke dashur të etablojë me forcë në strukturë kishte organizuar një mbledhje me aktivist politik të BDI në Gostivar. Strukturat lokale të BDI ia dërguan mesazhin se nuk duan të nënshtrohen një kandidati të imponuar, dhe dje u shpërfaqën përçarjet e thella në mes “Të vjetërve” të cilët u pa se kontrollojnë pjesën dërmuese të strukturës dhe mesazhi ishte i qartë, shkruan news33.tv.

Mbledhja e organizuar në orën 20:30 e gjeti me sallën bosh Ahmetin, i cili pastaj mobilizoi strukturat dhe me presione të ndryshme aritën të mbledhin 25-26 persona kurse nga burime brenda BDI flitet se kan kërkuar ndihme edhe nga Dega e Vrapçishtit.

Kshu që pas dy ore vonesë, në mungesë të figurave kyçe të Degës së Gostivarit filloi mbledhja e cila nuk kaloi në atmosferë të këndshme ku shihet edhe nervozizmi dhe pakënaqësia e Ahmetit me strukturat e reja në Degën e Gostivarit.

Kjo mund të shihet se lajmin për mbledhjen e publikuan në orën 00:15 pas mesnate duke thyer të gjitha regullat e informimit profesional duke publikuar fotografitë nga prapa auditorit dhe asnje fotografi me fytyrat e personave pjesmares duke dashur të fshehin percarjen e thelle dhe mosprezencen e figurave kyce te BDI – Gostivar.

Kujtojmë se Bdi në Gostivar ka pësuar katër herë humbje të thella dhe nuk duket se do të etablohen si parti serioze ne Gostivar ne nje të ardhme të afërt./News33.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu