Dështon Dacic: Nuk arrin ta bind Antiguan dhe Barbudan për ta çnjohur Kosovën

Ivica Dacic, i cili është Ministri i Jashtëm i Serbisë, ka dështuar që të bindë homologun e tij nga Antigua dhe Barbuda, që ta tërheq njohjen e Kosovës, shtet ky që vendi ynë ka vendosur marrëdhënie diplomatike gjatë vitit të kaluar.

Dacic i cili kohëve të fundit ka zhvilluar një luftë të ashpër rreth çnjohjeve të shteti të Kosovës, ka pritur të shtunën në Beograd homologun e tij nga Antigua dhe Barbuda, me shtetin e të cilit Kosova kishte vendosur marrëdhënie diplomatike gjatë vitit të kaluar.

Pas takimit me homologun e tij, Chet Greene, ka pranuar që nuk ka arritur që të bind zyrtarët nga Antigua dhe Barbuda për ta tërhequr njohjen e Kosovës.

Por ka thënë se homologu i tij ka thënë se do të respektohet sovraniteti i Serbisë dhe do ta përkrah dialogun Beograd- Prishtinë.

“Do të respektohet sovraniteti i Serbisë, do të përkrahet dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës dhe do të merren parasysh rezultatet e tij”, raportojnë mediat serbe.

Tutje Dacic ka pranuar që Serbia po përballet me një presion të madh nga perëndimi që ta ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu