Detaje të reja për incidentin në Reçicë të Tetovës, 4 të arrestuar deri tani

Katër veta deri tani janë ndaluar nga policia për shkak të incidentit të armatosur mbrëmë në Reçicë të Vogël të Tetovës. Këto janë të dhënat e fundit të Ministrisë së Brendshme, informon INA.

Por siç mësohet, në kërkim janë edhe persona të tjerë për tu marrë në pyetje për incidentin fatal ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova, ndërsa dy të tjerë përfunduan të plagosur. Shkaqet e përleshjes deri tani nuk janë të njohur, por Ministria e Brendshme pritet që gjithçka të zbardhë në një konferencë të organizuar me gazetarët.

Incidenti ndodhi 300 metra nga selia e partisë shqiptare në pushtet BDI (Bashkimi Demokratik përIntegrim) dhe se personat e përfshirë në këtë ngjarje ishin aktivistë të kësaj partie. Mediat raportuan se incidenti ka shpërthyer për motive politike, por BDI përmes një komunikate përgënjeshtroi këtë, duke theksuar se personat nuk kanë qenë në selinë partiake dhe se incidenti nuk ndërlidhet me subjektin e tyre politik. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu