Detaji i dhimbshëm në këtë foto dhe mesazhi i fortë për politikanët shqiptarë (FOTO)

Ajo është një ndër fotot që ka bërë xhiron e botës fill pas vrasjes makabre të ambasadorit rus në Ankara.

Aty gjendet një mesazh që vlen për mësim sidomos për shtetarët tanë.

Nëse shihet me vëmendje, ambasadori i ndjerë rus në Ankara kishte veshur një palë këpucë, të cilat duken tejet të konsumuara nga poshtë, aq sa fërkimi me tokën i ka ngrënë një pjesë të mirë të shuallit.

Gjithashtu, tek pjesa e takës së këpucës konsumimi është edhe më i madh dhe duken qarte konturet e katërkëndëshave të vegjël, të cilët ndodhen mes dhembrës dhe shuallit të takës.

Andreji Karlov ishte ambasadori i shtetit të dytë më të fuqishëm në botë në kryeqytetin e një shteti tjetër të fuqishëm, por luksi nuk ishte pjesë e jetës së tij, shkruan Albeu.com.

Kjo foto pasqyron çdo gjë dhe është një mesazh i qartë për të gjithë ata që kapardisen salloneve të shndritshme të perëndimit me kostume dhe këpucë me vlerë mijëra euro. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu