Dhjetë femrat më të fuqishme të botës së krimit

Këto dhjetë femra kanë qenë prej vitesh shefet e disa prej perandorive kriminale më të fuqishme (dhe të rrezikshme) të botës.

Disa ishin në krye të këtyre perandorive si pasardhëse të familjeve, disa të tjera prej zotësisë së tyre.

Këto gangëstere kanë një të përbashkët: Kanë qeverisur me dorë të hekurt organizatat e tyre.

Nga “Kim Kardashiani i narkotrafikut meksikan” te princesha e Kamorras.

1.“Kim Kardashiani i krimit të organizuar”
Claudia Ochoa Felix, e njohur edhe si “Emperatriz de Los Ántrax”, është mbretëresha e një prej karteleve më të fuqishëm meksikanë të drogës. Liderja e kartelit i Los Ántrax është e bukur dhe me një pasion të madh për rrjetet sociale sa ka marrë nofkën “Kim Kardashiani i krimit të organizuar”.

2.Sandra Ávila Beltrán, “Mbretëresha e Paqësorit”
E ashtuquajtura “Mbretëresha e Paqësorit” , pozita dominuese e Sandra Ávila Beltrán në kartelin Sinaloa u bë legjendare. Ajo lehtësonte rrugët e tregtisë së drogës nga Kolumbia në SHBA.

3.Judy Moran, kumbarja e Australisë
Judy Moran, kryetarja e familjes më të njohur të krimit në Melburn të Australisë. Në vitin 2011, Moran u dënua për urdhwrimin e vrasjes së vëllait të saj. Tani ajo po vuan dënimin me 21 vite burg.

4.Thelma Wright, burimi i kokainës
Thelma ishte një vajzë e thjeshtë katolike derisa takoi bashkëshortin e saj Jackie Wright, një trafikant të madh të heroinës në Filadelfia. Ai u vra në vitin 1986 dhe në këtë mënyrë “punët e familjes” i mori në dorë Thelma krejt e vetme me djalin 4 vjeçar.

5.Maria Leon, perandoria e Los Anxhelosit
Nëna e trembëdhjetë fëmijëve është një nga gangsteret më të rrezikshme të Los Anxhelosit. Duket e pamundur, por Maria Leon ia ka arritur të bëjë si detyrat e prindit, si dhe drejtimin e një perandorie mafioze që e sundon me anë të vrasjeve, trafikut të qenieve njerëzore dhe drogës.

6.Anna Maria Licciardi, princesha e Kamorras
Anna Maria Licciardi ishte shefe e klanit “Secondigliano” të Kamorrës në Napoli. Pas arrestimit të dy vëllerëzve, Pietro e Vincenzo dhe të burrit, Antonio Teghemié, kjo grua u bë shefe e padiskutueshme e krimit të organizuar napolitan.

7.Rosetta Cutolo, “lulja e kuqe” e Kamorrës
Motra e madhe e dy kamorristëve Raffaele dhe Pasquale, Rosetta Cutolo mori drejtimin Kamorrës së Re të Orgabizuar, për shkak të burgosjes së gjatë të vëllait të saj Raffaele. E quajtur “lulja e kuqe” e Kamorrës, ishte e njohur qetësinë dhe qartësinë që drejtonte klanin. Ajo arriti të mbajë Organizatën e Re të Kamorras gjallë.

8.Jemeker Thompson, “Mbretëresha Karficë”
Jemeker Thmpson e quajtur “Mbretëresha Karficë”, së bashku me burrin e saj hynë ndër trafikuesit më të mëdhenj të kokainës në Los Anxheles. Edhe pse bashkëshortin e Thompson e vranë, ajo nuk e ndaloi përfshirjen në trafikun e kokainës.

9.Raffaella D’Altiero, “kotelja” e mafias
Raffaella D’Altiero, pas vdekjes së bashkëshortit, Nicola Pianese, mori drejtimin e organizatës së krimit në 2006. Zhvatje, falsifikim parash dhe trafikim i drogës, ishin të gjitha aktivitete që kishin D’Alterio në krye. Pasi i mbijetoi një atentati për vdekje, ajo fitoi nofkën “Kotelja”, pasi supozohej se kishte 9 shpirtra.

10.Anna Gristina, “Manhattan Madam”
Ditën ishte një nënë e dashur, ndërsa darkave pronarja e një bordelloje të klasit të lartë në Upper East Side të Nju Jorkut, e cila për 15 vite ishte kthyer në vend pelegrinazhi për disa nga njerëzit më të fuqishëm të Amerikës, duke bërë miliarda fitime./Shqiptarja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu