Dje në orën 01:30 në SPB Shkup, një 29-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se në shtëpinë e familjes në lagjen e Gazi Babës në Shkup, pas një debati të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij 28-vjeçare nga Shkupi, e cila ka përdorur edhe mjete të fortë, njoftoi MPB.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.