Dhurata Dora, e vetmja shqiptare që performon në mesin e 200 yjeve botërore në festivalin e Rumanisë “Beach Please”

Këngëtarja e njohur kosovare, Dhurata Dora, do të shkëlqejë këtë të diel në festivalin e madh të muzikës që mbahet në Rumani nga data 10 deri më 14 korrik. Dhurata është e vetmja këngëtare shqiptare që merr pjesë në këtë event të madh muzikor, ku do të performojnë mbi 200 këngëtarë nga e gjithë bota.

Festivali, i cili zhvillohet në “Black Sea Coast” në Rumani, pritet të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme për adhuruesit e muzikës. Dhurata Dora do të performojë krah emrave të njohur botërorë si Travis Scott, Anitta, Wiz Khalifa dhe Fon Toliver, duke e vendosur atë në një skenë të lartë përballë artistëve të mëdhenj ndërkombëtarë.

Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe më gjerë. Projekti i saj i fundit muzikor me Yll Limanin, i cili ka marrë mbi pesë milionë dëgjime për vetëm 48 orë, është një dëshmi e popullaritetit dhe suksesit të saj të vazhdueshëm.

Pjesëmarrja e Dhurata Dorës në këtë festival të madh muzikor është një arritje e madhe për të dhe për muzikën shqiptare në përgjithësi. Ajo do të ketë mundësinë të prezantojë kulturën dhe muzikën shqiptare përpara një audiencë të gjerë ndërkombëtare, duke forcuar kështu pozitën e saj si një yll i madh në skenën e muzikës.

Fansat e Dhurata Dorës dhe adhuruesit e muzikës kanë shumë për të pritur nga kjo performancë e saj në festivalin e Rumanisë.

Me energjinë dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, ajo sigurisht do të bëjë një paraqitje të paharrueshme dhe do të sjellë një atmosferë elektrizuese për të gjithë të pranishmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu