Dhuruan vetëm 5 milion dollarë, Edi Rama jep lajmin e mirë: SHBA do të rrisë shumën

Në Konferencën e Donatorëve të mbajtur më 17 shkurt në Bruksel, Shtetet e Bashkuara deklaruan se do të jepnin 5 milionë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Sot Edi Rama ka falenderuar ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim që i ka dhënë lajmin e mirë se Amerika do të rrisë shumën për Rindërtimin.

Reagimi i kryeministrit erdhi pas takimit mes tyre gjatë pasdites së sotme. Me anë të një shkrimi në Tëitter, Rama siguroi transparencën për donacionet e dhëna nga shtetet pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve.

“Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin.

Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt”, shkroi kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu