Di Maria dhe Xavi tregojnë se cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Vetëm një ditë pasi Cristiano Ronaldo shënoi tre gola në ndeshjen kundër Spanjës, Lionel Messi humbi penalltinë vendimtare në ndeshjen që Argjentina barazoi 1-1 ndaj Islandës. Ka nisur një debat historik prej kohësh është apo jo Messi futbollisti më i mirë të gjitha kohërave. Kritikët thonë se atij i mungon Kupa e Botës.

30-vjeçari ka shënuar 64 gola në 125 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës, më mirë se çdo lojtar tjetër, por nuk ka fituar asgjë me përfaqësuesen.

Angel Di Maria, shoku i tij te Argjentina tha: “Futbolli i ka një borxh Messi-t për ato që i ka dhënë këtij sporti. Duhet të mblidhen të gjithë dhe t’i japin një Kupë të Botës, Leos.”

Ndërkohë, Xavi, i cili e ka fituar Kupën e Botës 2018 me Spanjën dhe ka qenë për shumë vite shok i Messi te Barcelona e korrigjon mendimin e Di Maria: “Për mua nuk ka nevojë për Kupën e Botës. Messi është futbollisti më i mirë, më i madhi që tani. Ai bën të njëjtat gjëra që bënin Alfredo Di Stefano, Pele, Johan Cruyff, Diego Maradona dhe Zinedine Zidane.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu