Për InfoShqip.com nga Donika Bakiu
Çdo vit, 14 Nëntori shënohet si Dita Botërore e Diabetit për të rritur ndërgjegjësimin për diabetin, simptomat, trajtimin dhe parandalimin që mund të ndihmojnë. Të gjithë ne duhet të kuptojmë se diabeti prek njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive. Është një sfidë globale shëndetësore që kërkon përpjekjet tona kolektive.
Duke përhapur ndërgjegjësimin, duke bërë ndryshime në stilin e jetës, duke ofruar mbështetje,Sot shënojmë Ditën Botërore të Diabetit më 14 Nëntor, duhet të kuptojmë se diabeti po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm, duke prekur miliona njerëz në mbarë botën.
Numri po rritet çdo ditë e më shumë. Por edhe me këto statistika, kanë një porosi të rëndësishme që duhet të kujtojmë: “Po ne mundemi” të bëjmë një ndryshim,të kujdesemi për veten.Secili prej nesh duhet të kuptojë se ka shpresë dhe se mund të bëhet ndryshim pozitiv. Gjithçka që na nevojitet është ndërgjegjësimi dhe vullneti për të vepruar në mënyrë që miliona jetë të mund të shpëtohen.










