Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Ekziston një mundësie deri në vitin 2024

I dërguari i BE- së për dialogun Kosovë-Serbi tha se ka një kalendar politik unik sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Ai tha se para zgjedhjeve në Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin evropian ka një mundësi të mirë meqë sipas tij në periudhën e zgjedhjeve prioritetet janë diku tjetër dhe kjo nuk është e mirë për dialogun.

“Ne kemi Aleancën unike të Bashkimit Evropian-Shtetet e Bashkuara të mbështetur fuqishëm nga Mbretëria e Bashkuar, të fokusuar në dialog dhe të gjithë jemi të gatshëm të shohim dialogun duke prodhuar normalizim. Kjo është vërtet mirë sepse kur kemi zgjedhje evropiane dhe kemi zgjedhje në SHBA, atëherë prioritetet janë diku tjetër dhe nuk është mirë për dialogun.

Prandaj nuk do të thosha se viti i ardhshëm është vendimtar, që kam thënë më shumë se një herë që kemi këtë dritare mundësie, e cila do të zgjasë deri në zgjedhjet evropiane dhe zgjedhjet në SHBA në vitin 2024. Dhe mendoj se është përgjegjësia jonë të mos e humbim këtë dritare të mundësive. Dhe e dyta, unë jam ai që jap vlerësimin e dialogut, kjo është pjesë e mandatit tim dhe e respektoj plotësisht mandatin e komisionerëve kur bëhet fjalë për vlerësimin e progresit dhe procesit të zgjerimit”, tha Lajcak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu