Diaz dhe Conti “çështjet” e Milanit, ofertë surprizë për Papu Gomez

Mesfushori i Milanit, Brahim Diaz, duket se do të qëndrojë gjatë në Milano. Kujtojmë që spanjolli iu bashkua kuqezinjve verën e kaluar në formë huazimi nga Real Madrid, por falë paraqitjeve të tij pozitive drejtuesit kërkojnë që ta blejnë përfundimisht kartonin e tij. Sipas raportimit të “Il Corriere dello Sport”, shumë shpejt do të nisin dhe negociatat mes klubeve për të konkretizuar marrëveshjen.

Ndërkohë nga ana tjetër Andrea Conti është drejt largimit nga “Djalli”. Mbrojtësi i djathtë e ka humburin vendin e tij në formacion dhe tashmë nuk është më as zëvendësuesi i Calabrias. Dalot po tregon vlerat e tij dhe është Fiorentina ajo që ka shfaqur interes për italianin. Në ditët në vijim pritet të vijë dhe oferta nga klubi vjollcë dhe me shumë mundësi të gjithë palët do të jenë të kënaqura nga ky transferim.

Gjithashtu, Fiorentina ka dhe një objektiv tjetër në merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për ish-kapitenin e Atalantës, Papu Gomez. Sipas raportimit të “Il Corriere di Bergamo”, 32-vjeçarit i është ofruar një kontratë prej 4 milionë eurosh në vit, por argjentinasi vështirë ta pranojë sepse kërkon të luajë në kompeticionet europiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu