Pasi epidemiologu i vetëm dhe tekniku nga njësia punuese e Qendrës për shëndet publik po testohen me infektim nga koronavirusi, Dibra, e me këtë edhe Qendra e Zhupës kanë mbetur pa epidemiolog, u konstatua në takimin e sotëm të shtabit operativ, me të cilin udhëheq kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
“Gjendja tek ne është alarmante. Nuk dihet ende dhe sa njerëz janë infektuar ose potencialisht të sëmurë. Tani kur kemi mbetur pa epidemiolog, të cilin mund ta shpallim hero, pasi pa kursyer veten, gjatë ditëve të kaluara së bashku me teknikun, kanë punuar pa pushim. Urgjentisht na nevojitet përforcim me personel mjekësor, posaçërisht në sektorin e epidemiologjisë”, deklaroi për MIA-n, Duka.
Ai dërgon apel deri te pushteti qendror që rritja e personelit mjekësor të bëhet urgjentisht, derisa nuk bëhet vonë.










