Dibranët reagojnë për rritjen e çmimit të bukës

Reagimet kanë qenë të shumta meqë mbi 4 mijë dibran që jetojnë me ndihma sociale. Ata thonë se pas rritjes të çmimit të shumë produkteve ushqimore, janë të goditur sidomos nga rritja e çmimit të bukës dhe gatimeve të bardha.

Dibranët janë të shqetësuar për çmimin i ri i bukës dhe gatimeve të bardha. Ata kërkojnë që institucionet kompetente të intervenojnë menjëherë me qëllim të mos lejohet rritja e çmimeve të produkteve kryesore ushqimore. Reagimet kanë qenë të shumta meqë mbi 4 mijë dibran që jetojnë me ndihma sociale. Ata thonë se pas rritjes të çmimit të shumë produkteve ushqimore, janë të goditur sidomos nga rritja e çmimit të bukës dhe gatimeve të bardha.

Në furrat dhe shitoret e bukës në Dibër nga dita e sotme buka që shitej 30 denarë, tani shitet për 40 denarë kurse gatimet e bardha janë rritur për 5 denarë. Byreku që prodhohet në furrat, nga dita e sotme është 70-80 denarë. Në bisedën që patëm me kryetarin e shoqatës së bukëpjekësve dibran, Lutfi Nuredini u informuam se vendimi ka qenë i të gjithë pronarëve të furrave në Dibër dhe rajon. “Rritja e çmimit të bukës dhe gatimeve të bardha ka të bëjë me rritjen e çmimit të miellit. Ishim të detyruar të rrisim çmimet meqë ndryshe do të ishim në humbje. Për fat të keq ka gjasa që edhe çmimet e reja në ditët në vijim të ndryshojnë meqë çmimi i miellit rritet në kontinuitet”, thotë për gazetën KOHA, kryetari i shoqatës Lutfi Nuredini. I kuptoj bashkëqytetarët por edhe ata duhet të na kuptojnë meqë bëhet fjalë për rritje të çmimeve në shumë sfera. Jemi korrekt me çmimet në krahasim me rritjen e çmimeve të prodhimeve të tjera, thotë Nuredini dhe shton se çmimet nuk do të ndalen së rrituri nëse nuk ka ndonjë intervenim nga Qeveria.

Nga ana tjetër në bisedën që patëm me qytetar të Dibrës por edhe të fshatrave na u tha se rritjet e çmimit të produkteve bazë, Qeveria duhet t’i parandaloj duke aprovuar masa të reja. Afrim. T nga Dibra është kryefamiljar dhe ka katër fëmijë. Punon me një kompani private dhe pagën mujore e ka 15 mijë denarë. Ai thotë se rritja e çmimit të bukës ka goditur shumë buxhetin familjarë të tij. “Punoj vetëm unë, fëmijët janë të mitur dhe besoni se jetoj një jetë shumë të rëndë. Bukët që i blej në Dibër nuk korrespondojnë me çmimet e bukëve që blejnë në qytete të tjera, meqë ka një peshë më të vogël”, thotë Afrimi dhe shton se ka nevojë për kontrolle të shërbimeve të inspektoratit. Njëkohësisht Qeveria patjetër duhet të intervenojë. Por si Afrimi mendojnë shumë dibran meqë në listën të personave me probleme sociale në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë sipas Qendrës ndërkomunale për punë sociale ka mbi 850 familje. Ramadan. V. është nga fshati i komunës rurale i Qendër Zhupës Ballancë. Edhe ai thotë se rritja e çmimit të bukës dhe gatimeve të bardha është një goditje për të varfrit. “Nuk është korrekt që të lejohet të rritet çmimi i bukës meqë buka është një produkt themelor për të mbijetuar. Unë e kuptoj krizën botërore dhe krizën në vendin tonë, por nuk kuptoj se si Qeveria lejon që të rritet çmimi i bukës, vajit dhe sheqerit”, thotë banori i Ballancës.

Të theksojmë se këto ditë ka një rritje në kontinuitet të çmimeve të produkteve të ushqimit në të gjithë rrjetin tregtar të Dibrës dhe rajonit më të gjerë. Edhe pse ka rritje të mëdha edhe të karburanteve, pothuajse në çdo moment para pikave të karburanteve janë të shumta automjete që furnizohen me derivate si nga Dibra dhe rajoni ashtu edhe nga viset kufitare të Shqipërisë. /koha.mk/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu