Dibranja hedh bombulën e gazit të ndezur nga ballkoni duke i vënë flakën dy makinave të parkuara

Një banore nga Dibra pasi ka shkaktuar zjarr në ballkonin e saj nga bombula e gazit, të njejtën e ka hedhur nga ballkoni duke shkaktuar më pas djegien e dy makinave që ndodheshin të parkuara poshtë ballkonit, njofton InfoShqip.

“Dje në orën 11:20 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Dibër është raportuar se B.B.(70) nga Dibra, nga një veprim i pakujdesshëm ka shkaktuar zjarr duke përdorur një bombul gazi në ballkonin e banesës së saj që ndodhet në qytet në rrugën “8 Shtatori. Më pas ajo e ka hedhur bombulën e ndezur në parkingun që ndodhet para objektit ku ajo banon”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit të Punëve të Brendshme-Ohër.

Kështu, u dogjën dy automjete të qytetarëve të tipit “Opel Corsa” dhe “Mercedes”. Në vendngjarje ndërhyri Njësia Territoriale e Zjarrfikësve, ndërsa ekipet e policisë kontrolluan vendin./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu