Tre humbje në po kaq ndeshje. Diego Armando Maradona e ka nisur me këmbën e gabuar aventurën te Gimnasia La Plata, duke vijuar rezultatet negative në krye të klubit argjentinas. E për të “shkundur” gjërat, ish-ylli i kombëtares Albiceleste ka vendosur të përjashtojë plot 7 futbollistë.
Lajmi bëhet i ditur nga “The Sun”, që shkruan se futbollistë si Jonathan Chacon, Guillermo Enrique, Lucas Miguez, Juan Cataldi, Khalil Caraballo, Eric Ramirez dhe Lucas Calderon do të përjashtohen momentalisht nga skuadra, deri në një njoftim të dytë.
Ky veprim pritet të sjellë një përqëndrim akoma dhe më të madh në klub, e cila ka nisur përgatitjet për duelin ndaj Godoy Cruz. Gimnasia La Plata është pjesë e Superligës që prej vitit 2013, duke u kthyer në një skuadër të rëndësishme në Argjentinë.










