Digjet Maqedonia, në pesë vende zjarre

Pesë zjarre aktive gjatë ditës së sotme pati në Maqedoni. Erë gome dhe tymi ndeheshin në ajër mbi Bulaçan të Shkupit, transmeton FLAKA.

Banorët janë në panikë, dhe kanë frikë se zjarri do të përhaept deri te shtëpitë e tyre.

Menjëherë kanë reaguar ekpiet zjarrfikësve, por terreni ishte i vështirë për qasje dhe prandaj shuarja e zjarreve shkonë shumë ngadalë.

Me dy traktorë, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim u mundua ti shuante zjarret në pjesë lindore të Malit të Zi në Shkup. Pasi dje shpërtheu zjarri, njësia zjarrfikëse, vetëm sot pasdite kërkoi ndihmë nga Drejtoria në fjalë.

Komandati i njësitë kundër zjarreve thotë se ditë e natë punohet në terren. Por, bari i thatë shumë lehët digjet dhe vështirë mund të fiket zjarri i cili përhapet shumë shpejtë.

“Zjarri ka kapluar sipërfaqe të mëdha, dikundi rreth 500 hektarë, bëhet fjalë për barë të djegur dhe malë i dendur dhe terren të vështirë, që shtesë e vështirëson fikjen”, thotë Xvonko Tomevski, komandant i njësisë kundër zjarreve në Shkup.

Nga Qendra për menaxhim me kriza thonë se faktori njeri është shkaktar i zjarreve dhe apelojnë për vetëdijësim më të madh te qytetarët dhe viztituesit e maleve. Zjarret tani për tani janë nën kontrollë. FLAKA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu