Dikur vila më luksoze e Pablo Escobar, shikoni si është katandisur sot (FOTO)

Në fund të viteve 1980-ta, “mbreti i drogës”, Pablo Escobar, në kulmin e karrierës së tij kriminale, kishte pothuajse 60 milionë dollarë të hyra brenda ditës dhe kishte në pronësi të tij më shumë se 800 prona.

Më e famshmja nga këto ishte rezidenca e tij në Puerto Trifuno.

Megjithatë kompleksi gjigant, i cili gjendet në bregdetin Kartagjenas, nuk e ka madhështinë dhe luksin që kishte dikur.

Së fundmi ky vend është vizituar nga shkrimtari Luke Spencer, i cili publikoi disa fotografi të kompleksit luksoz, tashmë të braktisur dhe të dëmtuar të “El Patron”.

Këtu Escobar, kishte pishina, kopshtin zoologjik personal madje edhe dushin nga ari,transmeton mapo.

Kjo tokë, e cila pas vdekjes së Escobar kaloi në pronësi të qeverise kolumbiane është lënë totalisht në harresë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu