Dikur i vrisnin pa pikë mëshirë, sot i ftojnë shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët që të shkojnë e të jetojnë në Beograd (FOTO)

Serbia është shteti që nisi dhe zhvilloi luftëra të përgjakshme në këto anë, në të cilat, për qëllime megalomane ekspansioniste, u vranë qindra mijëra njerëz të pafajshëm dhe u mbuluan me të zeza po aq familje – si kosovare, ashtu edhe boshnjake dhe kroate. Ky shtet kurrë nuk kërkoi falje për krimet e tmerrshme, kurse sot që andej ka ardhur një iniciativë me të cilën pjesëtarëve të kombeve që panë ferrin me sy nga po ky shtet, u çohet mesazhi se “janë të mirëseardhur në Beograd!”,.

Ja se për çka bëhet fjalë:

Një grup të rinjsh dhe të rejash të Beogradit, sot në qendër të kryeqytetit serb u ka përcjellë mesazh të gjithë atyre që duan ta vizitojnë qytetin dhe të jetojnë në të, njoftuan mediat serbe.

Siç transmeton Expressi, ata në Sheshin e Republikës kishin dalë me një transparent në të cilin shkruan: “Kroatët, boshnjakët, shqiptarët në këtë qytet nuk janë të huaj”.

Fotografinë në Twitter e ka publikuar drejtoresha e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Anita Mitiq, me komentin “Beogradi është qytet i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë në të”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu