Dilema kryesore e Zinedine Zidane: Një ekip me përvojë apo të rinj?

Zinedine Zidane ka një siklet të madh këtë sezon te Real Madridi, pasi skuadra e tij është më e fortë se sezonin e kaluar, pavarësisht nga mungesa e nënshkrimeve të verës.

Sezoni i ri i La Liga fillon sot (e shtunë), por Mbretërit e fillojnë sezonin e tyre nga java e ardhshme.

Megjithatë, për trajnerin Zidane nuk do të jetë aspak e lehtë të bëjë zgjedhjet e tij, pasi ka një grup më të madh lojtarësh nën urdhra.

Gazeta spanjolle Marca ka bërë një shkrim për dilemën e madhe të trajnerit francez për këtë sezon me Los Blanos.

Sipas tyre, dilema e Zidane është të luajë me një ekip me përvojë apo me të rinj.

Nëse francezi vendos t’i besojë përvojë atëherë formacioni i tij do përbëhej nga Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Casemiro, Kroos, Modric, Isco, Hazard dhe Benzema.

Ndërsa, nëse Zidane vendos për të rinjtë atëherë mund ta shohim një Real të përbërë nga Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Mendy, Casemiro, Valverde, Odegaard, Rodrygo, Vinicius dhe Benzema.

Në të dyja rastet mbrojtja mbetet thuajse e paprekur me ndryshimin e vetëm në krahun e majtë të mbrojtjes.

Megjithatë, Marca shton se Zidane mund të bëjë kombinime sikurse në sezonet e fundit dhe mund ta kemi përsëri një Real të përbërë mes përvojës dhe të rinjve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu