Dimitar Apasiev me vetëdëshirë fut veten e tij në listën e zezë amerikane

Lideri i së Majtës dhe njëkohësisht edhe deputet në parlamentin e Maqedonisë, Dimitar Apasiev, deklaroi se do e fusi veten në listën e zezë amerikane, listë e cila do të zbatohet për këdo që punon kundër marrëveshjeve të rëndësishme në rajon, përfshirë marrëveshjet e Prespës dhe Ohrit në vend, shkruan InfoShqip.

Përshëndetje Kale. Më lër të vetë-paraqitem në kohë që të mos keni një listë të pritjes,” shkroi Apasiev sot në profilin e tij në Facebook.

Dihet tashmë se Apasiev është një kundërshtar i fortë i Marrëveshjes së Prespës, e cila ndryshoi emrin kushtetues të vendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Urdhri ekzekutiv i Presidentit amerikan Joe Biden, e që po konsiderohet si dush i ftohtë për shumë politikanë të Ballkanit është bllokim i pasurisë dhe ndalesë për hyrje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për persona që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.  Ndër të tjera theksohet edhe respektimi i dy prej marrëveshjeve më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu