Nuk do të lejohet që Maqedonia të shndërrohet n nUkrainë. Ky ishte qëndrimi i Maksim Dimitrievskit nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë në emisionin e mbrëmshëm Klik Plus. Sipas tij, Ivanov dhe VMRO-DPMNE kanë krijuar një shtet privat në të cilin të kënaqur janë vetëm 20 deri 30 mijë qytetarë që janë anëtarë të partisë qeverisëse dhe 100 mijë të tjerë që varen nga to dhe të cilëve duhet t’u nënshtrohen.
“Bashkë me qytetarët e tjerë, ne nuk do të lejojmë që Maqedonia të shndërrohet në Ukrainë. Kjo është hedhje hi syve dhe destabilizim i qëllimshëm për të goditur në moralin e çdo individi në Maqedoni. Do të presim të piqen kushtet”, tha Maksim Dimitrievski në emsionin “KLIK PLUS” në TV21.