Dimitrievski: Është e papranueshme që Maqedonia ende nuk është njohur me propozimin francez

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Kovaçevski për propozimin francez si zgjidhje e mundshme për tejkalimin e kontestit bullgaro-maqedonas për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Dimitrievski shkruan se është e papranueshme që Maqedonia ende nuk është njohur me propozimin francez që duhet të zgjidhë këtë mosmarrëveshje.

“Është e papranueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes bullgaro-maqedonase, e cila më së shumti prek Maqedoninë për shkak të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, të mos informohen deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kur ka një deklaratë të përbashkët për vijat e kuqe të Maqedonisë.

Është e papranueshme që qytetarët të dëgjojnë çdo ditë të pavërteta dhe ofendime nga përfaqësuesit bullgarë, dhe Maqedonia, më saktësisht anëtarët e Qeverisë dhe institucionet kompetente, të heshtin ndaj këtij propozimi, ashtu siç heshtën për rastin e fundit me hapja e Shoqatës së qytetarëve në Manastir. Emrin Vanço Mihajlov, i cili ishte bashkëpunëtor i konfirmuar i fashistëve dhe tërë jetën punoi kundër shtetësisë maqedonase.

Qytetarët duhet të informohen për të gjitha bisedat për këtë mosmarrëveshje, për gjithçka që po ndodh! Si kryeministër i të gjithë qytetarëve të këtij shteti, keni obligim t’u sqaroni qytetarëve se çfarë do të thotë, por edhe çfarë parasheh ky dokument për Maqedoninë”, shkruan Dimitrievski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu