Dimitrievski: Lus shqiptarët që të na kuptojnë, propozimi francez na shkeli si popull

Kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në “Click 21” tha se propozimi francez për heqjen e vetos bullgare dhe hapjen e negociatave për aderim në BE ka shkelur dinjitetin e popullit maqedonas. Dimitrievski kërkoi nga shqiptarët që të kuptojnë gjendjen në të cilën gjenden maqedonasit.

“Ne Maqedonasit me këtë 2 gusht nuk ishim të lumtur, me gjithë atë që ndodhte në vazhdimësi, me të gjitha ato lëshime që u bënë, propozimi francez i pavend, në të cilin e pamë që në përgatitje kanë marrë pjesë edhe presidenti edhe kryeministri ynë. propozimi francez na shkeli, na shkeli si popull. Na shkeli krenarinë dhe dinjitetin. Unë i lus dhe kërkoj nga bashkëqytetarët shqiptarë që të na kuptojnë se në çfarë gjendje jemi”, tha mes tjerash Dimitrievski.


1 Koment

  1. Nuk besoj se kini dinjitet, por edhe ne qofte se kini si e kini kete dinjitet, si Maqedonas, apo si Sllave, si Maqedonas nuk kini asnje arsye se UK ju lidh asgje me Maqedonine e lashte Ilire, si Sllave nuk kini te drejte se nda I nje vend me shumice Shqiptare, pjesa tjeter jeni Sllave civane Evgjite, Turq pak Greke, Bullgare, pra cfare krenarie kini nukund ta kuptoj, nje krenari qe nga Vardar nje Tito ju beri Maqedonas?? Zoti vente dore edhe tju jape mend njerezve te shikojne te verteten ne sy

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu