Dimitrievski protestuesve: Policët që po i gjuani na mbrojtën në vitin 2001 dhe në rastin “Lagjja e Trimave”

I pari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje protestuesve të OBRM-PDUKM-së dhe Të Majtës, që të mos ngrenë dorë mbi Policinë, teksa ka përmendur dhe konfliktin e vitit 2001 dhe ngjarjet e Lagjes së Trimave të vitit 2015.

Ai ka thënë se janë po ato uniforma të cilat kanë mbrojtur vendin në ato vite.

Dimitrievski ka rënë në kundërshtim me fjalët e veta, duke bërë po ashtu thirrje që të mos ketë gjuhë të urrejtjes dhe fyerje etnike, të cilën e bëri vetë nëpërmjet këtij shkrimi.

“Mos ngrini dorë, mos i gjuani Policët, nuk është faji i tyre, ata janë të njëjtin njerëz që kanë mbrojtur vendin në vitin 2001, në Lagjen e Trimave të Kumanovës dhe nëse duhet do ta mbrojnë përsëri. Fajtor janë ata që udhëheqin dhe me politika të gabueshme rrënuan Maqedoninë tonë dhe e shkombëtarizuan”, shkroi ndër të tjera ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu