Dimitrov: Nacionalizmin ta këmbejmë me patriotizëm vizionar

Kjo është me të vërtetë koha për të zhvilluar një frymë të re në Ballkan, kryesisht me Bullgarinë. Maqedonia e re, e cila lindi nga një agoni e madhe nuk ka komplekse dhe nuk ka nevojë për shumë monumente që të jetë krenare për veten. Dhe nuk ka paragjykime. ajo që dy vendet tona nuk janë të afërta nuk ka kuptim. Ne kemi humbur shumë kohë. Ndoshta kjo ishte e nevojshme për disa mësime, por unë mendoj se tani më jemi rritur,” ka thënë Dimitrov në një intervistë për agjencinë e lajmeve BGNES.

Ai ka thënë se Maqedonia pret mbështetjen e Bullgarisë gjatë presidencës së saj të BE-së, jo vetëm për shkak se ata janë dy popuj shumë të afërt, por për shkak se ne meritojmë mbështetjen dhe për këtë arsye nuk do të ketë çështje të hapura midis nesh.

Lidhur me çështjen e emrit, Dimitrov përsëriti se qeveria do të përpiqet të bindë Greqinë se ajo që ne po bëjmë në Maqedoni duhet të mbështetet dhe u bëri thirrje autoriteteve greke që seriozisht të mendojnë se çfarë fqiu duan të kenë.

Sa për bashkëpunimin e vendeve të rajonit, pikëpamjen e tij është se “sa më shumë të ecim së bashku drejt Evropës, aq më shumë do të zvogëlohet hapësira për forcat e vjetra që kanë qëllime të tjera.” Për të është turp që më shumë se katër vjet nuk ka ardhur asnjë zyrtarë i lartë bullgar në Maqedoni dhe ka potencuar se “nacionalizmin e përfunduar ta këmbejmë me një partiotizëm vizionar dhe afatgjatë”

I pyetur nëse ekziston rreziku për planin gjeopolitik për Maqedoninë, për shembull nga Rusia, ai ka thënë se ka shumë fusha për bashkëpunim me Moskën, por ajo që e bënë gjatë krizës ishte, siç tha ai, mbrojtje për “Gruevistanin e jo për Maqedoninë” dhe përkujtoi se qëllimi strategjik i Maqedonisë është për t’u bashkuar me NATO dhe kjo nuk do të thotë se do të kemi marrëdhënie të këqija me Moskën dhe se nuk bëhet fjalë për zgjedhje ose-ose”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu