Dimitrov në “Ballkan i hapur”: Rezultatet janë kyçe për zgjerimin e kësaj nisme

Në Kuvendin serb në Beograd sot u mbajt konferenca “Ballkan i hapur – Rruga drejtë qëndrueshmërisë, bashkëpunimit dhe prosperitetit në rajon” në të cilën onlajn paraqitje patën zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, zëvëndësndihmës i Sekretarit të SHBA-së Gabriel Eskobar.

Dimitrov në paraqitjen e tij tregoi se përvoja e tij në kontestet bilaterale e ka mësuar se mjeshtria në tejkalimin e çështjeve të hapura në rajon janë pozicionet divergjente për t’i kthyer në interesa konvergjente dhe se çelësi për Ballkan Perëndimor më të fuqishëm është ai që krijon gjithëpërfshirje dhe integrim, ndërsa “Ballkani i hapur”, nënvizoi, siç thuhet edhe vetë emri, është në këtë drejtim.

Jetojmë në rajon që kohë të gjatë është i përmbytur shumë në histori dhe siç tregon shembulli i vendit tim. Këto çështje mund të shkaktojnë ndërprerje të plotë në rrugën evropiane. Duhet të ndërtojmë strategji për afërsinë përmes dërgimit të porosisë se jemi rajon që jep zgjidhje në vend të problemeve, dhe se jemi të orientuar drejtë të së ardhmes, në vend se të ngatërruar në të kaluarën”, deklaroi Dimitrov në onlajn paraqitjen e tij.

Në lidhje me kyçjen e vendeve tjera në këtë nismë, Dimitrov vlerësoi se i gjithë rajoni pëson nga sindromë nga “sëmundja implementuese”.

Aq më shumë rezultate mundësojmë aq më qartë do të jetë edhe për tjerët se është e vlefshme të kyçën, ndërsa që të jetë e suksesshme, mendoj se Eskobar e bëri të qartë këtë porosi, që kjo nismë duhet të jetë e hapur, dhe është e hapur për të gjithë të interesuarit”, tha zëvendëskryeministri Dimitrov.

Zëvendësndihmësi i sekretarit të SHBA-së Gabriel Eskobar deklaroi se SHBA-ja e mbështet nismën “Ballkan i hapur” por beson se kjo nismë nuk do të jetë e plotë pa kyçjen e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

E rëndësishme është që këto tre vende e filluan nismën që të jenë shumë të hapura dhe të bisedojnë ngushtë me tre partnerët tjerë që janë skeptikë. Pa gjashtë vendet, kjo nismë nuk mund të ketë suksese”, tha Eskobar.

Shtoi se janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë rrugë, gjithçka të jetë sipas standardeve ndërkombëtare, që të bëhemi, siç tha, partnerë në Evropë për të siguruar që ky rajon do të bëhet një nga ekonomitë më të rëndësishme në Evropë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur për nismën “Ballkan i hapur”, pasi nuk mund të presin më premtimet nga BE.

“Ne nuk mund të presim BE-në, ata mund të premtojnë diçka dhe pastaj të mos përmbushin, pastaj të premtojnë përsëri, pastaj të mos përmbushin, varet nga ata… Nuk mund të presim më, duhet të ecim përpara”, tha Rama.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se përveç prioritetit bazë të politikës së jashtme të integrimit evropian, për Serbinë po aq të rëndësishme janë edhe siguria rajonale, stabiliteti dhe një rajon i begatë, i sjellë nga nisma “Ballkan i hapur”. Ajo shtoi se është shumë e rëndësishme që të arrihen synimet e nismës për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe fuqisë punëtore në rajon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu