Dimitrov: Në Maqedoninë perendimore nuk ka maqedonas, ata janë shqiptarë

Profesor Bozhidar Dimitrov është një historian bullgar dhe Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë.

Ai në Maqedoni është i nohur si një figurë e diskutueshme që shpesh është pjesë e provokimeve të ndryshme në marrëdhëniet mes dy vendeve. Për të nuk ka gjuhë maqedonase, sepse ajo është vetëm me shkrim një dialekt bullgar.

Ai poashtu është i njohur për pikëpamjen e tij se të gjithë popujt e Ballkanit kanë dy shtete – Kosova e Shqipërisë, Serbia ka Republika Srpska, Greqia ka Qiproja, ndërsa Bullgaria ka Maqedoninë.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve të Sofjes “Fokus” ka folur për vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari, marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe reagimet më pas.

Për Dimitrov, Maqedonia dhe Bullgaria “nuk kanë qëlluar asnjë plumb të vetëm me njëri-tjetrin.” Ai thotë se “VMRO nuk ishte organizimi i Maqedonisë, por organizimi i bullgarëve në Maqedoni…”, dhe gjithashtu ai thotë se “në Maqedoni Lindore bullgarizmat më tepër janë ruajtur” kurse në “Maqedoninë perëndimore nuk ka – ata janë shqiptarë.”/InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu