Dimitrov paralajmëron do të ndodhë tragjedi nëse nuk hapen negociatat

“Do të ishte mrekulli nëse arrijmë ta zgjidhim çështjen e emrit me Greqinë, mrekullitë janë të mundshme. Ndërsa sot të gjithë kemi nevojë për mrekulli”, tha shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov në Samitin në Sofje para takimit të nesërm mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryeministrit grek, Aleksis Cipras, transmeton Dojçe Vele.

Sipas tij, pas raportit pozitiv të Komisionit Evropian, Maqedonia me të drejtë pret edhe marrje të datës për fillim të negociatave.

“Do të ishte tragjedi nëse Maqedonisë nuk i lejohet t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE”, tha Dimitrov.

Ai tha se Maqedonia meriton mirënjohje sepse po ndryshon.

Ndryshe, Dimitrov sot mori pjesë në një nga panelet në Sofje, së bashku me kryeministrin e Bullgarisë dhe Kroacisë, Bojko Borisov dhe Andej Plenkoviq, në panel ishte edhe ministra e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu