Dimitrov: Qeveria e re e vendosur ta fusë vendin në BE dhe në NATO

Qeveria e re reformatore e Republikës së Maqedonisë është seriozisht e përgatitur dhe fuqimisht e vendosur që vendi ynë të bëhet pjesë e integrimeve euroatlantike, ndërsa kjo është mundësi jo vetëm për Republikën e Maqedonisë, por edhe për rajonin, si dhe për proceset për inkuadrim”, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov në takimin me liderët e Procesit “Bërdo-Brioni”.

Dimitrov theksoi se përforcimi i institucioneve, qeverisja e të drejtës, promovimi i dialogut kulturor dhe kompromisi janë argumentet tona për integrim të shpejtë euroatlantik.

Sipas tij, institucionet e pavarura dhe të fuqishme janë boshti i stabilitetit të vendit. BE, megjithatë duhet të jetë e sinqertë dhe direkte gjatë evolucionit të proceseve dhe reformave demokratike.

“Detyra jonë është që të punojmë në transformimin cilësor të shoqërisë sonë, në sigurimin e qeverisjes të përgjegjshme dhe institucioneve të pavarura. Qëllimi ynë është që të ndërtojmë një demokraci moderne dhe evropiane, ndërsa BE-ja në mënyrë adekuate të valorizojë reformat në këtë rrugë. Anëtarësimi në BE dhe në NATO është prioriteti ynë kryesor strategjik”, theksoi Dimitrov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu