Dimovskit i shkruan Osmanit: A do të nënshkruaje që Enver Hoxha ka kriju kombin shqiptar në mënyrë artificiale

Zyrtari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski i është drejtuar me një letër publike ministrit të jashtëm Bujar Osmani, duke i shkruar se a do të kishte pranuar që të nënshkruaj dokument se Enver Hoxha ka kriju në menyrë artificiale kombin shqiptar.

Letër e hapur për Bujar Osmani:

Jam duke ndjekur fjalimet tuaja dhe vendosa të të drejtohem ty personalisht, jo si ministër, por si Ilija drejtuar Bujarit. Kemi folur shumë herë në të kaluarën, e di që nuk do të më kuptosh vetëm nëse nuk ke dëshirë të më kuptosh.

Ju njoh personalisht dhe shumicën e kolegëve tuaj nga BDI…por na lejoni sinqerisht dhe drejtperdrejt per hir tuajin dhe te publikut te flasim në thelb, jo me floskula dhe argumente marketingu siperfaqesor“.

Imagjino Bujar dikush të propozon dhe ju, të nënshkruani dhe të pranoni se:

Së pari, Shqiptarët në Maqedoni nuk janë popull i njëjtë me shqiptarët në Shqipëri, ashtu siç shkruan Prespa se maqedonasit nga Maqedonia dhe maqedonasit nga Greqia nuk kanë asgjë të përbashkët dhe nuk janë njësoj.

Së dyti, imagjino duhet të pranosh dhe të firmosësh që Enver Hoxha e krijoi kombin shqiptar artificialisht, ashtu siç pretendon Parlamenti bullgar me Deklaratën e tij 2019 për Titon dhe maqedonasit,

Së treti, mendo Bujar, si do të ishte sikur të nënshkruaje dhe pranoje që shqiptarët në Maqedoni nuk duhet ta përdorin flamurin shqiptar… ashtu si me Traktatin e Përkohshëm, e pastaj me Prespën, të ndalohet flamuri me virginën,

Së katërti, a mund ta imagjinoni një situatë në të cilën ju ose një koleg nga BDI duhet me pranu dhe me nenshkru se Gjerg Kastrioti eshte serb dhe Hasan prishtina eshte turk, siç ndodh me ne maqedonasit çdo ditë falë politikës së dështuar të kësaj Qeverie, për Goce Delçevin, dhe për dhjetëra luftëtarë të tjerë për lirinë e Maqedonisë.

Pesë, a do pranonit ta fusnit Bujarin në marrëveshje ligjore ndërkombëtare se shqiptaret nuk kane prejardhje ilire as trashegimi kulturore nga iliret dhe se psh iliret jane sllav jo shqiptar, ashtu si me Prespën e pranuat se ne maqedonasit nuk kemi prejardhje maqedonase dhe se maqedonasit ishin grekë (shih “Prespa”, neni 7).

Prandaj Bujar, shqiptarët në Maqedoni në këtë rast duhet të qëndrojnë krah për krah me ne maqedonasit, sepse ne maqedonasit jemi populli më i vogël në Ballkan, por shqiptarët janë të dytët, dhe të gjithë rreth nesh na kanë trajtuar njësoj ose ngjashëm në histori dhe ndaj nesh dhe ndaj jush gjithashtu.

Një ditë do të ndalosh së qeni politikan dhe do ta kuptosh se sa shumë e ke gabim. Nëse Qeveria juaj me SDSM e pranon këtë propozim ju do të na ofendoni neve maqedonasve, por gjithmonë do ta vulos shansin e Maqedonisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.”- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu