Diplomatët paralajmërojnë: Nëse ‘propozimi francez’ nuk kalon deri të mërkurën, Maqedonia futet në izolim të thellë

Maqedonia e Veriut deri të mërkurën ka afat të miratojë “propozimin francez”, thonë burime diplomatike. Sipas tyre, vendit tonë i kanë mbetur vetëm edhe tre ditë kohë për të zgjedhur mes “integrimit dhe izolimit”.

Nëse deri të mërkurên nuk miratohet ‘propozimi francez’ Maqedonia e Veriut do të futet në izolim të thellë dhe perspektiva e saj evropiane vihet në dyshim”, thekson një diplomat perëndimor në Shkup.

Ndërkohë, te disa diplomatë të tjerë janë paraqitur dyshime edhe ndaj hamendjes së kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski duhet ta publikojë protokollin e dyanshëm. Ai është pjesë e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë. Nuk duhet mbajtur fshehur ky Protokoll”, kanë thënë disa diplomatë për Almakos.

Edhe për kundër ketyre paralajmërimeve, të vogla janë gjasat që “propozimi francez” të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë deri të mërkurën. Gjatë kësaj jave në Kuvend pritet debat i ashpër për Ribalancin e buxhetit që do zgjasë së paku tre ditë.

Ndërkohë janë kthyer edhe protestat kundër propozimit të cilat përkrahen edhe nga opozita maqedonase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu