Diplomati hungarez kandidat për të zëvendësuar Hanin, skepticizëm në BE

Oliver Varhelyi është njëri nga kandidatët serioz për zgjerimin, i cili sot do të shpalos programin dhe synimet e tij para eurodeputetëve në komisionin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Kandidati hungarez ishte nominuar pasi që eurodeputetët refuzuan propozimin e pare që ishte bërë nga Qeveria e Viktor Orbanit, për shkak se me kandidatin e parë ishte hasur konflikt interesi. Varhelyi deri tani ka qenë ambassador i Hungarisë në BE. Edhe kandidatura e tij ka hasur në kritika dhe kundërshtime për shkak se një numër i caktuar i eurodeputetëve nga radhët e socialdemokratëve dhe të gjelbërve nuk duan që ky resor për zgjerimin ti takoj një kandidati hungarez. Disa nga eurodeputetë kanë përmendur edhe rastin e strehimit të Nikolla Gruevskit si dhe raportet e Budapestit me Rusinë, që po ashtu edhe sot do të jenë temë debati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu